Insigne futet në radarin e disa ekipeve

La Gazzetta dello Sport bën një bilanc të së ardhmes së Lorenzo Insigne, me rinovimin me Napolin që duket më i vështirë çdo ditë që kalon.

Nëse nënshkrimi duhet të vazhdojë të mos arrijë për arsye ekonomike, pavarësisht vullnetit të dy palëve për të vazhduar bashkë, nga vera e ardhshme kapiteni blu mund të largohet me parametra zero dhe të bëjë marrëveshje me klubin që preferon.

Në Itali, situata e tij vijon të ndiqet nga afër nga Interi, Lazio dhe Roma. Ndërsa jashtë, Bayern Munich dhe Tottenham i Paraticit po e vëzhgojnë me kujdes lojtarin. / h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 18:55