Numri një i FIFA-s, Xhani Infantino takoi pak orë më parë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Temat e diskutimit nuk mund të ishin të tjera veç dy eveneteve të mëdha që do të mbahen në muajt në vazhdim përtej oqeanit.
Siç dihet në verën e këtij viti FIFA ka vendosur që të zhvillojë në SHBA edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube. Një event ky që i garanton fitueses një shifër rreth 150 milionë euro. Gjatë takimit Infantino i prezantoi presidentit edhe trofeun prestigjoz.
None found
Një tjetër argument i këtij takimi është edhe Kupa e Botës, e cila do të mbahet në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Për të garantuar mbarvajtjen e këtij kompeticioni, i cili do të luhen në verën e 2026-ës, Donald Tramp firmosi një dekret ku falë të cilit do të ngrihet një Task Force, i cili do të merret me mbarëvajtjen e këtij kompeticioni.
Në një bashkëbisedim me Infantinon, Tramp u interesua për ekipin fitues duke pyetur numrin një të FIFA nëse SHBA-të kishin shpresë për të triumfuar në finale.
“SHBA-të mund ta fitojnë falë ndihmës së publikut. E kanë një shans”, u përgjigj Infantino, i cili renditi mes favoriteve Argjentinën, Brazilin, Anglinë dhe Gjermaninë. Në këtë pikë mediet franceze janë “rebeluar” pasi sipas tyre mungesa e dy herë kampionëve të botës mes pretendenteve nuk ishte rastësore duke patur parasysh takimin e fundit e fundit të Emanuel Makro me Donald Tramp.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…