Categories: sport

Ish-këshilltari i Trumpit mbron Infantinon: Kundërshtarët e tij duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit mendor

Andrew Giuliani, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-drejtor ekzekutiv i task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026, është pozicionuar fuqishëm në krah të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Të lidhura

None found

Reagimi i Giulianit erdhi pas valës së kritikave që pasoi anulimin e planit “FIFA Forward Enterprise”. Ai ka bashkëpunuar nga afër me Infantinon përpara dhe gjatë turneut të kësaj vere.

Duke folur në një intervistë për The Independent, amerikani tha se sulmet ndaj kreut të FIFA-s burojnë nga xhelozia dhe interesat politike.

“Është politikë. E kam parë këtë edhe më parë, kur sulmohej presidenti Trump për arsye politike. Njerëzit bëhen xhelozë kur të tjerët arrijnë suksese të mëdha. Ajo që Gianni Infantino ka bërë për FIFA-n është ta çojë organizatën në një nivel krejt tjetër”, deklaroi Giuliani.

Ai nënvizoi gjithashtu peshën e Kupës së Botës 2026, të cilën e përshkroi si turneun e parë të ndërtuar tërësisht mbi vizionin e Infantinos.

“Duhet të kujtoni se kjo është Kupa e parë e Botës për të cilën Gianni Infantino ka siguruar të drejtën e organizimit gjatë presidencës së tij. Ai trashëgoi turnetë e Rusisë dhe Katarit dhe i menaxhoi mirë, por kjo është e para që përfaqëson vizionin e tij”, u shpreh ai.

Giuliani vlerësoi edhe mënyrën e organizimit dhe rezultatet financiare të Botërorit. Sipas tij, turneu kaloi pa incidente dhe gjeneroi të ardhura shumë më të mëdha krahasuar me edicionin e mëparshëm.

Në përfundim, ai përdori një deklaratë veçanërisht të ashpër për të mbrojtur presidentin e FIFA-s.

“Po mendoni ta largoni atë. Nëse Gianni nuk rizgjidhet unanimisht, atëherë të gjithë ata që votojnë kundër tij kanë nevojë për një ekzaminim mendor”, përfundoi Giuliani.

të fundit

Qazim Laçi jep asistin e parë sezonal, Rizespor thellon avantazhin ndaj Amedspor të Hasit

Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…

3 seconds ago

Tahiraj accuses PDK of hypocrisy over Special Court: you are playing power games

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…

11 minutes ago

Responsibility for The Hague: former soldier Hafir Hoxha demands accountability from institutions

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…

12 minutes ago

MINTI launches ‘Gift Made in Kosova’ campaign to promote local products

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

12 minutes ago

Protest outside the Ministry of Education/ police form security cordon, prevent road blockage

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

12 minutes ago

VIDEO/ Driblim elegant dhe përfundim vrastar: sulmuesi i Shqipërisë shpërthen në Turqi

Goli i Taulant SeferitNdërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Kayserispor – Sariyer, 3-0, e vlefshme për javën e…

16 minutes ago