Categories: sport

Infantino: FIFA do të marrë në shqyrtim mundësinë e një Botërori me 64 përfaqësuese

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar se pas mbylljes së Botërorit 2026 do të shqyrtohet mundësia që Kupa e Botës të zgjerohet nga 48 në 64 kombëtare.

Të lidhura

None found

Sipas Infantinos, formati aktual me 48 skuadra ka funksionuar shumë mirë, duke e cilësuar turneun një sukses të madh dhe duke nënvizuar se përfaqësueset nga të gjitha kontinentet kanë dëshmuar konkurrencë të lartë.

“Një turne me 48 kombëtare ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm. Të gjitha ekipet kanë treguar një nivel të lartë loje. Kombëtaret nga çdo kontinent kanë shënuar gola dhe kanë arritur të marrin të paktën një pikë”, deklaroi kreu i FIFA-s.

Ai ndaloi edhe te performanca e skuadrave afrikane në Botërorin 2026, duke theksuar se nëntë nga dhjetë përfaqësueset e atij kontinenti siguruan kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

“Kjo tregon edhe një herë se sa e rëndësishme është t’u japim të gjithëve një mundësi për të konkurruar në skenën më të madhe të futbollit”, shtoi Infantino.

I pyetur nëse Kupa e Botës mund të zhvillohet me 64 ekipe, ai la të hapur këtë skenar.

“Botërori me 64 ekipe? Pa dyshim që kjo çështje do të shqyrtohet pas përfundimit të këtij Botërori. Kur organizojmë një turne të tillë, duhet të marrim parasysh jo vetëm Evropën dhe Amerikën e Jugut, por të gjithë botën. Çdo vend duhet të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën për të marrë pjesë në Kupën e Botës”, përfundoi ai.

FIFA e shtoi numrin e pjesëmarrësve nga 32 në 48 për edicionin 2026, ndërsa një zgjerim tjetër në 64 kombëtare do ta transformonte edhe më tej formatin e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5 lekë…

2 minutes ago

Çfarë na bën vërtet të lumtur?

Ku fshihet lumturia? — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Kur mund të qëndrojë një fëmijë vetëm në shtëpi? Sqarimi i policisë britanike

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Christa Pike mbijetoi pas dy injeksioneve vdekjeprurëse: nga krimi i vitit 1995 te ekzekutimi i dështuar

Pas gati tre dekadash në burg për një vrasje makabre, Christa Pike ishte planifikuar të bëhej gruaja e parë e…

3 minutes ago

Dy të vdekur në Demiraj të Gjilanit: çfarë dihet për 27-vjeçarin dhe foshnjën tre muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit, ku në fshatin Demiraj janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar…

5 minutes ago

Weather forecast for November 2, 2026: Clear spells, clouds and rain

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të…

22 minutes ago