Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë ironi me kombëtaren ‘axurre’ pas mungesës së radhës në eventin më të rëndësishëm futbollistik.
Infantino, president i FIFA-s, është tallur keq me Italinë në një intervistë për “CazéTV”, duke u shprehur se organizmi që ai drejton po sheh mundësinë e zgjerimit të Kupës së Botës në 64 ose 208 skuadra, kështu mund të lehtësohet kualifikimi i Italisë, pas 3 mungesash radhazi.
None found
“Së pari duhet të shohim si do të shkojë kjo Kupë Bote me 48 kombëtare. Është një event shumë i madh. Kemi diskutuar për një Botëror me 64 kombëtare, me një përfshirje edhe më të madhe në gjithë botën.
Është diskutuar në Këshillin e FIFA-s, por tani ta shijojmë këtë edicion me 48 skuadra. Ndoshta Italia kualifikohet me 64 kombëtare. Kush e di, ndoshta e bëjmë me 208…”, – tha Infantino, qartësisht me ironi.
Një batutë e dhimbshme për kombëtaren italiane dhe të gjithë tifozët e saj, të zhgënjyer pas mungesave në 3 edicionet e fundit të Kupës së Botës. Italia është eliminuar në Play-off nga Suedia, Maqedonia e Veriut dhe së fundi nga Bosnjë Hercegovina.
Me fitoret e mbrëmjes së sotme të Kombëtares së Argjentinës ndaj Egjiptit (3-2) dhe të Zvicrës ndaj Kolumbisë (0-0, 4-3…
Të martën, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja kundër Iranit dhe rikthyen sanksionet për shitjet e naftës iraniane, si…
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka komentuar fitoren dramatike 3-2 ndaj Egjiptit, duke pranuar se penalltia e humbur gjatë ndeshjes…
Të martën, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja kundër Iranit dhe rikthyen sanksionet për shitjet e naftës iraniane, si…
Zvicra dhe Kolumbia nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës gjatë kohës së rregullt, duke barazuar 0-0 në përballjen e…
Në Ankara, sot (e martë) dhe nesër po zhvillohet samiti i liderëve të NATO-s, ku është i pranishëm edhe presidenti…