Categories: kosovë

Avokati i familjes Ademaj përcjell një mesazh emocional pas vendimit për Liridonën

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Leotrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, ndau emocionet e tij për përfundimin e procesit gjyqësor.

Në reagimin e tij, ai kujtoi edhe kërkesën e fëmijëve të Liridonës, Dionit dhe Diarit, që një rrobë me emrat e tyre t’i çohej te varri i nënës.

Të lidhura

None found

Syla shprehu mirënjohje për gjyqtarët, Prokurorinë, Policinë, ekspertët dhe të gjithë profesionistët që ndihmuan në zbardhjen e rastit. Ai nënvizoi se përpjekjet për drejtësi do të vijojnë.

Shkrimi i plotë:

Edhe për një avokat, të cilit profesioni i kërkon të ruajë qetësinë, ky ishte një emocion i papërballueshëm.

Gjatë gjykimit, na mbërriti një mesazh nga Dioni dhe Diari, fëmijët e Liridonës: dëshironin që një rrobë e tyre, me emrat të shkruar mbi të, të dërgohej te varri i së ëmës. Procesi kishte nisur tashmë dhe udhëtimi i tyre drejt Kosovës dukej shumë larg, si vite drite në horizontin e dëshirës së tyre. Megjithatë, rroba u çua te varri dhe fotografitë që mund t’u sillnin ngushëllim iu dërguan dy engjëjve të Liridonës.

U preka thellë nga dhimbja dhe emocionet e tyre, të cilat m’u përcollën, desha apo nuk desha. Vetëm një vendim gjyqësor i formës së prerë mund t’i hapte rrugë besimit të familjes së Liridonës.

Mbi mua ra një përgjegjësi e rëndë, një barrë që të thyen krahët e kockat, ta shkatërron shpirtin dhe të lë të strukur, të pafuqishëm si një grimcë dheu përballë uraganit.

Prapëseprapë, nuk e humba asnjëherë shpresën se nuk isha i vetëm. Besova te Gjyqësori dhe Prokuroria, sepse Policia e kishte dëshmuar më herët aftësinë e saj: e kishte zbuluar rastin në kohë rekord dhe kishte mbledhur prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës dhe dënimin e të gjithë të dyshuarve.

Çdo seancë ndihmonte për të qartësuar rrethanat, por njëkohësisht shtonte edhe presionin për shkak të pritshmërive që Dioni dhe Diari kishin ndaj nesh. Më pas u shpall vendimi i shkallës së parë.

Në një mjedis të përshtatshëm pata rastin të takoja Dionin. Ai më njohu si avokatin e së ëmës dhe të tijin për çështjet në Suedi, pastaj më tha: “Faleminderit”. Lotët më mbushën sytë, por u përpoqa të mos i shihte. Nuk mund të bëja më shumë veçse ta përqafoja fort e t’ia përkëdhelja kokën e ëmbël. Në atë çast do të doja të ndërrohesha me atë që nuk është më mes nesh, qoftë edhe vetëm për një çast.

Sot u konfirmua verdikti i shkallës së dytë. Shpresoj që Dioni dhe Diari së shpejti të mund të jenë pranë Liridonës edhe fizikisht e t’i çojnë lulet që i kanë përgatitur prej shumë kohësh.

Falënderoj gjyqtarët e guximshëm që morën këto vendime, organet e ndjekjes, Prokurorinë, hetuesit e Policisë, ekspertët dhe çdo profesionist tjetër për punën e bërë.

Media të dashura, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile: për shkak të rëndësisë dhe ndjeshmërisë së çështjes, latë mënjanë rivalitetin mes jush dhe u përkujdesët për rastin më shumë se për lajmin. Nuk i gjej fjalët për të shprehur mirënjohjen që meritoni.

Kolegë avokatë, miq, dashamirë dhe mbarë populli shqiptar, brenda dhe përtej kufijve: falënderimi im nuk mjafton për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë.

Proceduralisht, ky ishte vetëm një rast penal. Por ai tregoi se asnjë person, qoftë një “i ashtuquajtur” këshilltar politik, një “ushtar i rregullt”, apo dikush që paguhet dhe i është premtuar mbrojtje nga të fortët, nuk qëndron mbi zbatimin e së drejtës dhe fuqinë e ligjit.

Për drejtësi duhet të luftojmë dhe kjo përpjekje do të vazhdojë. U bëftë kjo kauzë një dritë e përhershme për Liridonën dhe paqe shpirtërore për dy engjëjt e saj dhe familjen.

Njëkohësisht, le të shërbejë si mësim dhe ndëshkim për kriminelët, të cilët gjatë gjithë gjykimit nuk treguan as shenjën më të vogël të pendesës.

“Drejtësia dhe shpërblimi nuk arrihen lehtë e pa kosto; po ashtu, ndëshkimi dhe dënimi nuk janë të pavend apo të panevojshëm.”

të fundit

Privacy in the Digital Age: Do we really need to upload our documents to every online service?

Every day, millions of people upload personal photos and documents to online platforms to edit, convert, or process them. But…

4 minutes ago

Buxheti i vitit 2027 dhe drejtësia në fokusin e tetë komisioneve parlamentare

Tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhje, me fokus buxhetin për vitin 2027, reformën në…

13 minutes ago

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka përparuar dukshëm në disa fusha

"Maqedonia e Veriut tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm në disa fusha, veçanërisht në transformimin digjital, harmonizimin me politikën e…

13 minutes ago

Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen ngre shqetësime për transparencën dhe motivet politike

Kosova ka nisur një proces të ri për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të…

13 minutes ago

Selami Hasani’s execution: His injured nephew also dies

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati ku u vra Selami Hasani, ngjarje e ndodhur një ditë më…

17 minutes ago

Serious accident on the Elbasan-Peqin road: 21-year-old fatally hits pedestrian, victim still unidentified

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e të hënës në aksin e rrugës kombëtare…

18 minutes ago