Çiro Imobile ka qendruar në hije në këtë Kampionat Europian për Italinë.
Sulmuesi i Lacios ka çaluar në fushë, duke vuajtur në gjetjen e golit me skuadrën. Por fati i keq e përndjek edhe jashtë ndeshjeve.
Lojtarët triumfuan në “Wembley” kundër Anglisë, prandaj në fund të gjithë futbollistët kanë vendosur të festojnë në mënyrën e tyre trofen e Euro 2020.
Të gjithë axurrët janë hedhur në fushë dhe kanë rrëshqiturë në të. Por këtu ndodh edhe incidenti me sulmuesin e Lacios, të cilit gjatë festës i hiqen tutat e tij të sportit.