Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, ka kundërshtuar në emisionin “Mega Sport” të A2 CNN mendimin se Ilir Daja është trajneri më i mirë aktualisht në Shqipëri.
None found
Sipas Alliut, ky vlerësim duhet të bazohet te numri i titujve të kampionatit shqiptar të fituar nga një trajner. Ai ngriti pikëpyetje mbi këtë cilësim, duke theksuar se Daja nuk ka arritur të shpallet kampion me Dinamon.
Ish-lojtari i Kombëtares bëri dallim mes suksesit në kampionat dhe paraqitjeve në ndeshjet me eliminim të kupave europiane. Ai tha se rezultatet pozitive në Europë nuk duhet të ngatërrohen me arritjet në kampionatin shqiptar.
Megjithatë, Alliu sqaroi se e vlerëson punën e Ilir Dajës dhe se e ka ndjekur me vëmendje karrierën e tij. Sipas tij, Daja ka bërë punë të mirë në çdo ekip ku ka drejtuar, por përcaktimi i trajnerit më të mirë vetëm mbi bazën e opinionit mbetet i diskutueshëm.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kujtuar gazetarin dhe veprimtarin politik Xhemajl Mustafa, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes…
Melania Trump ka çelur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, duke mirëpritur bredhin tradicional festiv, i…
Hakeri shqiptar Arion Kurtaj, i cili arriti të depërtonte në sistemet e kompanisë Rockstar Games dhe të vidhte 90 video…
Manchester United dhe Elseid HysajIsh-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, i ftuar në panelin e emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, Kryenegociatori Jeton Zulfaj diskutoi…
Ishte një mbrëmje e bukur vjeshte, por në Prizren atmosfera ishte si në ditët më të mëdha të futbollit. Mbi…