sport

“Myrto Uzuni? Problem kur e ke në stol dhe hall në fushë”! Ish-lojtari i Kombëtares: Silvinjo ka të drejtë, nuk është lojtar Kombëtare

Shqipëria ka publikuar listën provizore të EURO24 dhe një diskutim i madh u hap për lënien jashtë liste të Myrto Uzunit.

Ndërkohë ish-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, i ka dhënë të drejtë Silvinjos për vendimin e tij në Koha Shtesë duke e komentuar kështu këtë rast.

Të lidhura

None found

“E respektoj gjithë kontributin e Uzunit te Shqipëria, dëshira dhe përkushtimi ka qenë e madhe, por kjo nuk mjafton. Në gjuhën teknike, specialistët e futbollit e kuptojnë mirë, janë disa lojtarë me kapacitete që quhen lojtar klubi dhe nuk arrin dot kurrë që të bëhen një lojtar Kombëtare.

Një lojtar i tillë është problem ta kesh në stol dhe hall i madh ta kesh në fushë. Midis këtyre të dyjave, Silvinjo ka bërë zgjedhje speicifike dhe e justifikoj 100%.

Nuk jam dakort me disa gazetarë apo analistë që flasin me statistika, Silvinjo e mat produktin me atë që bëhet në shtëpinë e tij, jo sesa pallate janë bërë te lagja, pak rëndësi ka. Pra nuk duhen përdorur statistikat e Granadas. Uzuni ka mbi 30 ndeshje te Shqipëria dhe ka pasur gjithë kohën e duhur për të treguar veten te Kombëtarja”, tha Alliu.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago