Ihor Zhabchenko: Pak gjasa që Ukraina të mposhtë Shqipërinë!

Për ish-mbrojtësin e Ukrainës, Ihor Zhabchenko, dueli me Shqipërinë është mjaft i vështirë.

Sipas 56-vjeçarit, i cili ka provuar që të trajnojë disa skuadra, Kombëtarja e tij do ta ketë thuajse të pamundur arritjen e një rrezultati të mirë në vendin tonë.

“Faza e grupeve të Ligës së Kombeve po i vjen fundi dhe duhet të pranojmë se në asnjë nga ndeshjet e luajtura, loja e ekipit ukrainas nuk ka lënë përshtypje të mira. Loja e Ukrainës ka qenë e fragmentarizuar.

Mendoj se nesër ekipi ukrainas do të bëjë përpjekje maksimale për të marrë një fitore dhe për të shmangur rënien nga Liga B. Mendoj se do të kemi të vështirë arritjen e një fitoreje në Shqipëri”, tha Zhabchenko.


Shtuar 18.11.2024 19:36