Igli Tare në një rrëfim të sinqertë: Nga Baggio, Guardiola dhe Ronaldo tek dashuria me gjermanen Sandra…!

Këtë javë i ftuar në “E Diell” ishte Igli Tare, ish-futbollisti dhe drejtuesi i Lazios, ku foli për karrierën e tij, historitë me Baggion, Guardiolën dhe Ronaldon.

Një analizë për futbollin në Shqipëri dhe Kosovë si dhe planin e tij për t’u kthyer sa më shpejt në një projekt të ri.

Në një intervistë me Edi Manushin ai tha ndër të tjera se ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme të luante me Roberto Baggion dhe Pep Guardiolën.

“Ato ëndrra që i kam pasur në jetën time, i realizova, si të luaja në kampionatin italian, që e realizova. Në karrierën time, tre janë skuadrat që unë jam i lidhur emocionalisht: Partizani, Fortuna e Dyseldorfit dhe Breshia. Të luaja me Baggion dhe Guardiolën ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme. Këta njerëz në karrierë kaq të mëdhenj, në jetën reale ishin shumë të thjeshtë”, tha ai.

“Familja ime… kemi fatin që të kemi një njeri si ajo, që mban gjithçka një ekuilibër. Unë jam qenë një baba jo shumë prezent për shkak të angazhimeve, dhe ajo ka qenë gjithmonë si pikë referimi. Jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ajo është gjermane, dhe jemi njohur në Gjermani. Herën e parë që vajta për darkë në familjen e saj, erdhën të gjithë dhe më shkonin sikur isha ndonjë marsian, dhe u thash që rrini të qetë se nuk jam siç mendoni apo siç keni dëgjuar, por ia lëmë kohës dhe do ta vërtetojë. Me familjen e saj kam një raport shumë të ngushtë”, tha ai duke iu referuar bashkëshortes Sandra.


Shtuar 16.09.2024 10:40

Tags: