Medon Berisha po kthehet në një nga personazhet e momentit në futbollin italian, teksa po lë shenjë me lojën dhe golat e tij në Serinë A ku vesh fanellën e Leçes. Një gol i tij i rëndë ndaj Fiorentinës i dha fitoren skuadrës në transfertë këtë fundjavë dhe padyshim për sulmuesin ishte entuziazëm i jashtëzakonshëm siç ka treguar në një intervistë për mediat italiane.
“Jam i lumtur me golin tim, por edhe më i lumtur me tre pikët që morëm në shtëpi. Festimi ime? Nuk i drejtohet askujt. Është një shaka që e luajmë mes miqsh, por nuk është për askënd në veçanti. Urime djemve, bënë një punë të shkëlqyer, madje edhe ata që hynë si zëvendësues, por edhe ata që nuk luajtën.
Ndeshja nuk ishte e lehtë sepse ata ishin nën presion nga tifozët, klubi dhe dhomat e zhveshjes. Atmosfera ishte e tensionuar. Tifozët filluan të këndonin kundër tyre para fillimit të ndeshjes. Shkuam atje me qetësi, për të luajtur, për të fituar dhe në fund ia dolëm. Ishim shumë të përqendruar dhe kishim sjelljen e duhur. Në 10 minutat e para na vunë pak në vështirësi. Nuk mundëm të gjenim ekuilibrin tonë, as midis vijave. Por isha i qetë gjatë gjithë ndeshjes sepse ata nuk ishin të rrezikshëm. Kur u dha penalltia, mendova, ‘Nuk mund ta besoj, nuk mund ta hedhim poshtë një ndeshje të shkëlqyer si kjo’. Në fund, VAR na ndihmoi pak.
Ndeshjen e fundit në Firence e luajta si mesfushor sulmues dhe nuk e prisja, ndërsa pesë të tjerat i luajta si mesfushor mbrojtës, por për mua, nuk ndryshon shumë. Ishim të mirë dhe kompakt. Dua të përgëzoj të gjithë linjën mbrojtëse, por të gjithë e ndihmuan ekipin, madje edhe Bandën dhe Stuliçin.
Goli? Më kujtohet vetëm që bëra rrëshqitjen dhe i thashë vetes ‘tani do të ndodhë diçka’. E ndjeva, sepse e fituam topin në një zonë shumë lart në fushë. Kur Stuliç e hapi në krah për Morenten, duke e njohur atë si lojtar, kur e pashë të krosonte, mendova se do të shkonte në shtyllën e largët.
Unë dhe Ramadani jemi si vëllezër, ai ishte shumë i lumtur me golin tim. Telefonata ime e parë pas ndeshjes? Nga babai im; ai më nguliti këtë pasion për futbollin. Ai ishte shumë i lumtur, por edhe mamaja ime, e cila tha ‘bravo!’
Jam te Leçe prej katër vitesh dhe e njoh mirë ambientin. Ndihem pak si një lider këtu. Por ka edhe liderë të tjerë në ekip, si kapiteni ynë Falkone, Ramadani dhe Gaspar. Por e përsëris, edhe unë ndihem si një lider.
Pozicioni në fushë? Me Xhampaolon isha mesfushor qendre, për të loja fillonte nga mbrapa. Tani po shkoj më mirë me trajnerin Di Françesko, sepse luaj midis vijave dhe kam më shumë liri lëvizjeje.
Fanella me numrin 10 është një ëndërr. Gjithmonë e kam pasur që nga Primavera, madje edhe në të kaluarën dhe mendova se do të doja ta vishja edhe në ekipin e parë. Idhulli im ka qenë gjithmonë Modriç, ai është ende.
Tifozët? Gjithmonë them: tanët janë të mrekullueshëm, ata gjithmonë na ndjekin dhe na inkurajojnë. Do të më mungojnë shumë kur të largohem, ose më saktë, kur të ndaloj së luajturi”, tha ndër të tjera Berisha në intervistën e tij të gjatë.
