Ibrahimovic: Unë jam kafshë, nuk ka lojtar që ka fizikun tim

Zlatan Ibrahimovic, në ditën kur u kthye në të folur në “360°”, po ashtu tha në “Milan TV”, duke shpjeguar motivet dhe stimujt që e shtyjnë atë të vazhdojë stërvitjen në mënyrën më të mirë të tij.

“Nuk është puna sa punoni, nuk ka një orar, stërvitem derisa të ndihem mirë dhe i kënaqur. Disa orë në ditë dhe ndihem mirë dhe i gjallë kur punoj.

E di që kur punon mirë dhe fort të kthehet gjithmonë. Por jo vetëm në stërvitje, në gjithçka. Unë jam një kafshë. Nuk ka fizik të tillë, vetëm Ibra e ka. Jam i fortë nga jashtë kur më shikon, por edhe më i fortë brenda,” ka thënë Ibra./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2022 19:55