Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Milano dhe zyrtarisht janë zbuluar detyrat e tij si “Partner Operativ” dhe “Këshilltar i Lartë për Pronësi”.
RedBird sapo kanë konfirmuar rikthimin e ish-sulmuesit në San Siro me një deklaratë zyrtare ku kanë shpjeguar edhe detyrat e Ibrahimovic në pozicionin e tij të ri.
None found
“Si një partner operativ në RedBird, Ibra do të bashkëpunojë me ekipin global të investimeve të RedBird për të mbështetur portofolin ekzistues të investimeve të firmës në sport, media dhe argëtim”. thuhet në njoftim.
“Ai do të ndihmojë në burimin dhe vlerësimin e mundësive të reja të investimit për firmën dhe do të këshillojë kompanitë e portofolit RedBird mbi projektet komerciale, strategjitë e përmbajtjes dixhitale dhe iniciativat strategjike të ndërtimit të markave për të zgjeruar praninë e tyre në baza globale”.
Ish-sulmuesi do të ketë një rol kyç edhe te Milani, duke mbuluar fusha të ndryshme në klub, si brenda ashtu edhe jashtë saj.
“Në AC Milan, Ibrahimovic do të shërbejë si Këshilltar i Lartë për Pronësinë, i cili udhëhiqet nga RedBird dhe përfshin New York Yankees, një nga partnerët më të vjetër të RedBird në sport”, vazhdo komunikata e RedBird.
Kjo do të thotë se suedezi do të ketë një rol aktiv si në Casa Milan, selinë e klubit, ashtu edhe në Milanello, ku ai do të ‘përforcojë kulturën fituese të klubit’ dhe do të fokusohet në zhvillimin e lojtarëve. /Telegrafi/
Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…
Edon Zhegrova po tregon edhe një herë se driblimi mbetet një prej armëve të tij më të forta. Ylli i…
Maricarmen Abascal, 87 vjeçe, gruaja e moshuar spanjolle që u bë simbol i krizës së strehimit në vend pas dëbimit…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…