sport

Ibrahimoviç përkulet para Messit: Ai 5 gola për 2 ndeshje, unë 0 në 2 Kupa Bote

Edhe një personalitet si Zlatan Ibrahimovic, i njohur për vetëbesimin e tij të madh, nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messi. Këshilltari i lartë i RedBird ka shprehur admirimin e tij të plotë për yllin argjentinas gjatë një interviste në studiot e Fox Sports, duke e cilësuar atë si një fenomen unik në historinë e futbollit.

“Ka momente kur duket njerëzor, si kur humbi penalltinë. Por menjëherë pas kësaj ka momente kur nuk duket fare njerëzor. Messi është pikërisht ky. Ai kryeson listën e golashënuesve në Kupën e Botës dhe ende nuk ka luajtur ndaj Jordanisë. Sinqerisht, nuk e di se ku mund të ndalet”, deklaroi Ibrahimoviç.

Të lidhura

None found

Ish-sulmuesi suedez vijoi me krahasimin mes statistikave të tij dhe atyre të kampionit të botës, duke treguar respekt të jashtëzakonshëm për arritjet e argjentinasit.

“Ai ka shënuar pesë gola në dy ndeshje. Unë kam realizuar zero gola në dy Kupa Bote ku kam marrë pjesë. Jam i lumtur për të dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Nesër është edhe ditëlindja e tij, ndaj i uroj të vazhdojë të shijojë futbollin, sepse ne kënaqemi duke e parë të luajë. Është i jashtëzakonshëm, nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë”, u shpreh Ibrahimoviç.

Messi po kalon një formë të shkëlqyer në këtë Kupë Bote, duke udhëhequr Argjentinën me paraqitje spektakolare dhe duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit.

të fundit

Studimi i Parlamentit Europian për Shqipërinë: përparim në negociatat me BE-në, por shqetësime për korrupsionin dhe polarizimin politik

Shqipëria konsiderohet një nga dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, por përshpejtimi i negociatave me…

4 minutes ago

Grevë 24-orëshe në Milano dhe Venecia, priten ndërprerje të transportit publik

Italia po përballet këtë të premte, 13 nëntor, me një grevë 24-orëshe të transportit publik në Milano dhe Venecia, e…

4 minutes ago

Mungon kuorumi për rezolutën e propozuar nga deputetja e PDK-së

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.…

7 minutes ago

Pochettino synon Viniciusin, e sheh si udhëheqës të sulmit të Manchester United

Vinicius, sulmuesi brazilian i Real Madridit, është ndër objektivat që Manchester United po i përcjell për afatin kalimtar të janarit.…

10 minutes ago

Arrestohet në Kakavijë shqiptari i kërkuar nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë kontrollit të tij nga oficerët e policisë…

16 minutes ago

KLSH evidenton shkelje në Bashkinë Durrës të drejtuar nga Emiriana Sako: Tenderë me vlerë 20 mln euro, taksa dhe leje ndërtimi

Raporti përfundimtar i auditimit nxjerr në pah një varg parregullsish në administrimin e Bashkisë Durrës gjatë viteve 2023–2024. Nga tenderët…

17 minutes ago