Categories: sport

IA parashikon rezultatin e duelit Real Madrid–Inter, ja skuadra favorite

Vëmendja e tifozëve të futbollit është përqendruar te përballja e madhe e xhiros hapëse të Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi do të presë Interin në Santiago Bernabéu. Të dyja skuadrat synojnë ta nisin garën me tri pikë.

Të lidhura

None found

Para këtij dueli, një numër i madh tifozësh i janë drejtuar inteligjencës artificiale për të mësuar se cili mund të jetë rezultati më i mundshëm i ndeshjes.

IA e konsideron Real Madridin favorit për triumfin dhe parashikon që ekipi spanjoll ta fitojë takimin me shifrat 2-1.

Ky vlerësim lidhet me avantazhin që u jep madrilenëve fusha e tyre, por edhe me cilësinë e futbollistëve që kanë në dispozicion, veçanërisht Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior.

Sipas analizës së inteligjencës artificiale, arsenali ofensiv i “Los Blancos” mund të përcaktojë fatin e kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Pavarësisht favoritizmit të Realit, pritet që vendasit të përballen me një kundërshtar të vështirë. Interi njihet për organizimin e tij të mirë në prapavijë dhe për kundërsulmet e shpejta, të cilat mund t’i hapin probleme mbrojtjes madrilene.

Parashikimi sugjeron se Reali mund ta nisë takimin me presion të lartë, në përpjekje për të shënuar që në minutat e para. Në anën tjetër, Interi pritet të rezistojë dhe të kërkojë hapësira pas linjës mbrojtëse së skuadrës vendase, duke lënë të hapur mundësinë për disa zhvillime gjatë lojës.

Një nga emrat që shihet si kandidat për të shënuar është Mbappé. Shpejtësia e sulmuesit francez dhe aftësia e tij për të përfituar nga hapësirat mund ta bëjnë atë rrezik konstant, sidomos nëse Reali arrin ta kalojë shpejt topin nga mesfusha drejt repartit ofensiv.

të fundit

Angelov: 36 fires were reported yesterday, with the risk still very high

Rreziku i zjarreve në ambiente të hapura është ende shumë i lartë, paralajmëron Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim,…

2 minutes ago

EU condemns official tributes to Ratko Mladić in Belgrade

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë dënuar glorifikimin dhe respektin…

2 minutes ago

Constituting the Assembly amid a missed deadline and the risk of new elections

Vazhdimi i seancës së konstituimit të Parlamentit të Kosovës është thirrur për të mërkurën, më 09.09, pas disa ndërprerjeve për shkak të mungesës... [...]…

3 minutes ago

Skënder Hita dissatisfied with Shkodra Police, meets with structures: Stronger results are needed!

Këtë të martë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Shkodër, me strukturat e…

6 minutes ago

Google introduces Gemini 3.8 Flash for programming, finance and cybersecurity

Google ka prezantuar Gemini 3.8 Flash, modelin më të ri të inteligjencës artificiale, i cili premton të kryejë detyra të…

6 minutes ago

Instituti i Shëndetit Publik: 139 banorët e Fushë-Arrëzit u helmuan nga uji i pijshëm! Shkak moszbatimi i praktikave higjieno-sanitare në rrjetin ujësjellës

Në një reagim pas kryerjes së analizave laboratorike, Instituti i Shëndetit Publik, ka konfirmuar se 139 qytetarët që u paraqitën…

7 minutes ago