I rikthyer në Kombëtare, Rey Manaj: Sot nuk na doli loja, fokusohemi te Suedia

Shqipëria e ka nisur me humbje vitin 2024. Kombëtarja jonë është mposhtur në miqësoren e parë të muajt mars, nga Kili.

Sfida e zhvilluar në Parma të Italisë, përfundoi me fitoren 0-3 të amerikano-latinëve. Pas kësaj sfide ka folur edhe sulmuesi i rikthyer, Rey Manaj.

Rey Manaj: “Ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Tani duhet të stërvitemi që në ndeshjen e ardhshme të japim më shumë. Besoj se sot nuk ishte çështje emocionesh, por nuk na doli loja. Të stërvitemi dhe të fokusohemi te Suedia”, u shpreh fillimisht Manaj.

Kishit shumë pak topa në këmbë, ishit i veçuar?

“E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe presingu lart i Kilit nap rishi punë. Trajneri na tregoi video… Duhet të përmirësohemi.”


Shtuar 22.03.2024 23:16