Novak Djokovic do të luajë në Australian Open 2022 . Numri 1 në botë nuk zbuloi nëse ishte apo jo i vaksinuar kundër Covid-19 , por ai mori një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Grand Slam-in e parë të vitit. Dhe polemika shpërtheu. “Nëse do të kisha qenë një lojtar i pavaksinuar dhe do ta kisha kërkuar, nuk mendoj se do ta kishin dhënë,” tha Jamie Murray , ish numri 1 i botës.
Miratimi i kërkesës për përjashtim kalon nga dy grupe të ndryshme mjekësh, i pari i përbërë nga specialistë të imunologjisë dhe trajtimit të sëmundjeve infektive, i dyti i përbërë nga anëtarë të Panelit të Pavarur Shqyrtues të Përjashtimeve Mjekësore .
None found
Të dyve iu kërkua të shqyrtonin nëse informacioni mjekësor i dhënë nga lojtarët e prekur lejonte dhënien e përjashtimit sipas udhëzimeve të Grupit Këshillimor Teknik Australian mbi Imunizimin (Atagi).
Indikacionet parashikojnë se në Australi mund të hyjnë dhe personat e pavaksinuar vetëm në raste të veçanta. Për shembull, nëse kanë vuajtur nga sëmundje të rënda ose i janë nënshtruar një operacioni të madh, nëse janë infektuar me Covid dhe për këtë arsye e kanë shtyrë vaksinën deri në gjashtë muaj, ose në rastin e reaksioneve të rënda alergjike për shkak të vaksinave nëse nuk ka alternativa në dispozicion.
Pjesëmarrja e serbit në këtë event mbetet ende në dyshim, sidomos pas reagimit të kryeministrit të Australisë.
“Nëse nuk është i vaksinuar, do të duhet të ofrojë prova të pranueshme se nuk mund të vaksinohet për arsye mjekësore, në mënyrë që të mund të udhëtojë në të njëjtat kushte si personat e vaksinuar. Nëse kjo provë nuk mjafton, do të trajtohet si të gjithë të tjerët që nuk janë vaksinuar,” deklaraoi kryeministri i Australisë, Scott Morrison.r.t/albeu.com
“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...
Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…
Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…
Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…
Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…