sport

US Open konfirmon se Novak Djokovic nuk mund të luajë nëse nuk është vaksinuar

US Open ka konfirmuar se Novak Djokovic nuk do të jetë në gjendje të luajë në turne muajin e ardhshëm nëse nuk është vaksinuar kundër Covid-19.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, US Open tha se megjithëse nuk ka mandatin e vet të vaksinimit për lojtarët, do të respektojë pozicionin e qeverisë amerikane në lidhje me udhëtimin në vend për shtetasit jo-amerikan të pavaksinuar.

Të lidhura

None found

SHBA kërkon që joshtetasit të vaksinohen plotësisht kundër Covid-it për të hyrë në vend. Si rezultat, Djokovic, i cili është shprehur vazhdimisht se nuk do ta bëjë vaksinën, nuk do të lejojë të hyjë në vend.

Kjo do të përjashtonte efektivisht kampionin e Wimbledon për turenun, i cili fillon 29 gusht.

“Sipas Librit të Rregullave të Grand Slam-it, të gjithë lojtarët e kualifikuar futen automatikisht në fushat kryesore të shortit për meshkuj dhe femra, bazuar në renditjen 42 ditë përpara të hënës së parë të eventit”, thuhet në deklaratën e US Open.

“US Open nuk ka një mandate vaksinimi për lojtarët, por do të respektojë pozicionin e qeverisë amerikane në lidhje me udhëtimin në vend për qytetarët e pavaksinuar jo-amerikanë”.

Djokovic, i cili gjithashtu u ndalua të luante në Australian Open për shkak të statusit të tij të vaksinimit, kishte thënë pas fitores së tij në Loindër se ai shpresonte “për disa lajme të mira nga SHBA”, sipas gazetës britanike “The Guardian”.

Ylli 35-vjeçar i tenisit ishte emëruar në listën e hyrjes për Grand Slam-in e fundit të vitit të mërkurën, por siç vuri në dukje US Open, kjo është rutinë dhe nuk do të thotë se ai është i garantuar që të lejohet të luajë.

Djokovic ka thënë më parë se ishte i gatshëm të sarifikonte ndeshjet në turne në mënyrë që të qëndrone i pavaksinuar./ h.ll/albeu.com

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

12 minutes ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

12 minutes ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

20 minutes ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

57 minutes ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

2 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

2 hours ago