I mohuan penallti Torinos ndaj Interit, pritet një muaj ndëshkim ndaj gjyqtarëve

Pas penalltisë së bujshme që iu mohua Torinos ndaj Interit, momenti i llogarisë po afron për Marco Guidën dhe Davide Massa.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pritet një dënim prej të paktën 3 ose 4 ndeshjesh, që do të thotë 1 muaj jashtë arbitrimit. Ky dënim do të shkojë për gjyqtarin kryesor dhe për gjyqtarin e VAR-it pasi asnjëri prej tyre nuk e shqyrtoi atë penallti të dukshme nga Ranocchia ndaj Belottit.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por përshtypja është se po shkojmë drejt një qëndrimi të prerë për gabimin e arbitrit dhe nënpunësit të VAR gjatë ndeshje Torino-Inter.

Nisur nga polemikat dhe qartësia e imazheve që kanë të bëjnë me faullin e Ranocchia ndaj Belottit, në fund të fundit, për Guidën dhe Massën nuk duket se ka vend për justifikime./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.03.2022 15:45