I ka ndodhur shumë herë ta braktisin, Rei Manaj: Kur të gjithë largohen, vetëm nëna është aty

Futbolli është i bukur pasi në thelb mesazhi i tij është i vetë jetës. Pavarësisht momenteve të mira dhe faktit se për një kohë mund të jesh fjalë e parë, papritur njerëzit të harrojnë dhe ndihesh i vetmuar. Këtë ekstremitet Rei Manaj e ka provuar disa herë në karrierën e tij. Por pas shpërthimit të tanishëm te Sivaspor, të gjithë po shkruajnë për Manajn.

E pavarësisht se ndodhet në kulmin e tij, Rei është pjekur mjaftueshëm për të kuptuar se fundi është aty afër nëse nuk do të shënojë sërish gola. Për këtë arsye sulmuesi ka postuar një mesazh në Instagram, ku në një skenë të boshatisur, është vetëm nëna që duartroket djalin e saj: “Edhe kur të gjithë largohen, nëna gjendet aty”. /Sport Ekspres/


Shtuar 11.01.2024 11:38

Tags: