I jashtëzakonshmi Vedat Muriqi, shënon prapë për Mallorcan (VIDEO)

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, nuk ka të ndalur, pasi vazhdon të shkëlqejë në La Liga. Muriqi ka shënuar edhe golin e tij të dytë personal, në ndeshjen që RCD Mallorca po e zhvillon ndaj CA Osasuna, duke dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Muriqi realizoi në minutën e 61-të të takimit për rezultatin 0:2, ndërsa ky ishte goli i tij i 18-të këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

 


Shtuar 7.03.2026 15:42