I gjuajti me shpullë shokut të skuadrës, kapiteni zbulon për herë të parë prapaskenën: Nuk më pasoi topin…

Caner Erkin, kapiteni i Sakarjaspor, u largua me karton të kuq pasi goditi me shpullë shokun e skuadrës.

Sipas tij, Burak Altiparmak, nuk i kishte pasur edhe për më tepër e ofendoi.

Sakarjaspor humbi 4 me 1 ndërkohë në transfertën e Pendikspor.

Deklarata e Caner Erkin:

Për shkak të fyerjeve të drejtuara ndaj meje dhe vazhdimit të fjalëve ndërsa po shkoja për të goditur këndoren, kur u ktheva dhe u përballa me të, reagova me një veprim që nuk më përshtatet as mua dhe as karrierës sime, si pasojë e sharjeve që ai më drejtoi. I dashur komunitet i Sakarjasporit, dua të shpreh trishtimin tim të thellë përballë komunitetit të çmuar të Sakarjasporit dhe gjithë tifozëve të futbollit në lidhje me incidentin që ndodhi me bashkëlojtarin tim gjatë ndeshjes që zhvilluam kundër Pendikspor.

Që nga dita kur u transferova në një klub si Sakarjaspor, jam fokusuar vetëm te suksesi, duke dhënë maksimumin tim si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Reagova me mërzitje sepse bashkëlojtari im, Burak Altiparmak, nuk ma pasoi topin pasi hyri në një aksion gjatë ndeshjes.

Pas kësaj situate, për shkak të fyerjeve të drejtuara ndaj meje dhe vazhdimit të tyre në momentin që po shkoja për të ekzekutuar këndoren, kur u ktheva dhe u përballa me të, reagova me një veprim të papërshtatshëm për mua dhe karrierën time, si pasojë e sharjeve që mora prej tij. Si kapiten i ekipit, nuk duhej ta lejoja që një debat i tillë të arrinte në këtë pikë, dhe nuk duhej ta lija ekipin tim vetëm në fushë për këtë arsye.


Shtuar 27.09.2025 12:49