sport

“I akuzuan fëmijët e mi se e kanë babanë terrorist”, Benzema e denoncon ministrin

Karim Benzema e ka paraqitur një denoncim formal kundër Gerald Darmanin, ministër i brendshëm francez, i cili muaj më parë e kishte akuzuar ish-futbollistin e Real Madridit se ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria Myslimane”.

Në denoncimin e tij mjaft të detajuar, i përbërë nga 92 faqe ankese, sulmuesi i Al Ittihad shkroi:

“Ne pretendojmë se nuk duam ta importojmë konfliktin izraelito-palestinez në Francë, por nuk është e qartë se si mund ta bëjmë këtë nëse rrezikojmë t’i ndezim më tej flakët me deklarata falsë”, shkroi fillimisht ish-përfaqësuesi francez, përcjell “Gazeta Express”.

“Sa më përket mua, ua kujtoj përsëri se kam zgjedhur të vazhdoj ta praktikoj sportin tim në Arabinë Saudite, ku ‘Vëllazëria Myslimane’ konsiderohet si grup terrorist. Ishte një deklaratë e pasaktë, e pavërtetë, e cila thjesht më vuri mua dhe familjen time në rrezik. Fëmijët e mi janë akuzuar se kanë baba terrorist. Një ministër i Brendshëm nuk mund të thotë gjëra të pavërteta dhe të pasakta”, ka shtuar ish-futbollisti i Lyonit, i cili pikërisht këto deklarata të ministrit i ka quajtur si përçarëse dhe të rrezikshme, në një moment kur është e nevojshme urgjentisht harmonia dhe përulësia për të ndihmuar në zgjidhje paqësore.

Benzema njihet si praktikues i rregullt i fesë islame, por i ka hedhur poshtë krejt akuzat për përfshirje apo afrim të tij me organizata terroriste.

Pas këtyre deklaratave dhe kësaj ankese, pritet reagimi i ministrit dhe i avokatëve të tij. /Gazeta Express/

të fundit

Artan Hoxha: Zvarritja e çështjes nuk shpëton dot Ballukun, por i “blen” kohë Ramës, ja mesazhi që po i jepet SPAK-ut

Gazetari i njohur Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se pavarësisht manovrave, nuk ka…

13 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 31 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…

46 minutes ago

Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”. Ende…

56 minutes ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 31 Janar 2026

Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime…

1 hour ago

EDITORIAL/ Infrastruktura në hetim: Si u shndërruan projektet strategjike në rrezik publik nën menaxhimin e Belinda Ballukut

nga Albeu.com Nga Tuneli i Murrizit te Llogaraja, nga Unaza e Madhe te Thumanë–Kashar, Shqipëria po paguan shtrenjtë një model…

9 hours ago

Horoskopi 31 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Marrëdhëniet tuaja sot kërkojnë vëmendje dhe kujdes, sidomos nëse keni pasur…

9 hours ago