Shorti i fazës play-off të Champions League, i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të mbushur me simbolikë.
Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa, do të ndeshet me Benficën për një vend në 1/8-at e kompeticionit, në një duel që premton tension, emocione dhe kujtime të freskëta për tifozët madrilenë.
None found
Ndeshja e parë do të luhet në Lisbonë, në stadiumin “Da Luz”, ndërsa vendimtarja do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”, ku Reali synon të përfitojë nga avantazhi i kthimit në shtëpi.
Për Mbappe dhe shokët e tij, kjo transfertë nuk është thjesht një udhëtim europian: është një rikthim në një stadium ku Reali përjetoi një nga mbrëmjet më të dhimbshme të fazës së ligës.
Humbja 4-2 ndaj Benficës dhe goli dramatik i portierit Trubin në minutën e 98-të mbeten ende të gjalla në kujtesën e tifozëve “blancos”, pasi ajo disfatë ndikoi drejtpërdrejt në faktin që madrilenët nuk siguruan kualifikimin direkt në 1/8-at.
Sfida sjell edhe një element tjetër që e rrit temperaturën: rikthimin e José Mourinhos në “Santiago Bernabéu”.
Për trajnerin portugez, kjo do të jetë vizita e parë në stadiumin madrilen pas periudhës kur ai ishte protagonist në pankinën e Realit nga 2010 deri më 2013.
Një rikthim që pritet të shoqërohet me atmosferë të ndezur, për shkak të marrëdhënies së veçantë që “Special One” ka lënë pas në Madrid.
Real Madridi hyn në këtë përballje me një objektiv të qartë: të marrë revanshin për humbjen e fundit dhe të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër, duke u mbështetur te përvoja europiane dhe ndeshja e kthimit në shtëpi.
Nga ana tjetër, Benfica do të kërkojë të përsërisë suksesin, duke besuar se mund të bëjë sërish “mrekullinë” përballë një prej favoritëve të turneut.
Ka nisur protesta e radhës qytetare në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, ndërsa tubimi kundër qeverisë hyn sot në ditën e…
Trafiku në rrugën Prilep-Gradsko, pranë fshatit Oreovec, është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve që nga ora 17:55.Ndërprerja,…
Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm (DIGU) do të kryejë një zhvendosje administrative me forcë të një ndërtese të paligjshme…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me Banjot Termale të Bënjës, duke shpërndarë edhe pamje nga zona.…
Të paktën 920 persona kanë vdekur nga tërmetet e forta që goditën Venezuelën të mërkurën, njoftoi të premten kryetari i…
Pas pak nis marshimi drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta e 27-të, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi…