Lacio do të presë të dielën Juventusin në Romë, në kuadër të javës së tetë të Serisë A italiane. Skuadra e drejtuar nga Sarri, nuk po kalon një moment të mirë dhe përballë do të ketë Juventusin, që gjithashtu është në vështirësi në javët e fundit.
Sarri që e njeh mirë skuadrën e Juventusit, ka vendosur që të ulë sërish në stol mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj. Para Kombëtares, Hysaj luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit, pasi Marusiç ishte i dëmtuar, megjithatë pas rikthimit të Marusiç, Hysaj u ul në stol. sfidën e fundit të kampionatit, Hysaj ishte rezervë, duke mos u aktivizuar as nga stoli, ndërkohë që edhe nesër do të jetë sërish në stol duke mos pasur hapësirë në skuadër.
Sarri e njeh mirë Hysajn pasi së bashku kanë punuar edhe te Napoli shumë vite më parë dhe gjithmonë e ka pasur ndër të preferuarit në skuadër, megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë po kalon si mbrojtës i tretë në skuadrën kryeqytetase.
