Hypën në ashensor dhe e gjen veten të rrethuar me yjet e futbollit, fotoja që po thyen rrjetin (FOTO LAJM)

Vendimi i lojtares së golfit Marta Silchenko për të shkuar në palestër në një hotel në Paris çoi në një skenë të pabesueshme, ku ajo përfundoi në një ashensor me yjet më të mëdhenj të Paris Saint-Germain.

Silchenko takoi shumë lojtarë, duke përfshirë Lionel Messin, Kylian Mbappe, Sergio Ramos, Neymar dhe Marquinhos, duke bërë pesë foto në një ashensor pak para ndeshjes së PSG kundër Marseille të dielën.

“Ditë e rastësishme në palestër sot,” shkruhej në mbishkrimin e Silchenko në Instagram.

“Sapo takova futbollistët më të mirë në botë në ashensor.”

Në foto shihet një Mbappe shumë i befasuar, me Messin që shikon drejtpërdrejt kamerën para se të largohet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marta (@marta_silchenko_golf)

Neymar po mbulon fytyrën për të mos u fotografuar, ndërsa Marquinhos është i vetmi lojtar që i buzëqesh kamerës përgjatë pesë imazheve.

Në anën tjetër të ashensorit, Juan Bernat, Nuno Mendes, Presnel Kimpembe dhe Achraf Hakimi nuk po i kushtojnë shumë vëmendje lojtares të golfit 17-vjeçare.

Postimi i Silchenkos në Instagram mblodhi më shumë se 100,000 pëlqime pas 19 orësh./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.04.2022 16:40