Hyn nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës, Grezda: Kam menduar të heq dorë nga ëndrra ime

Eros Grezda e ka nisur në mënyrë pozitive aventurën e tij në Hungari. Sulmuesi shqiptat është huazuar në radhët e Zalaegerszegit, me të cilët arriti të tundte rrjetën që në takimin e dytë.

Futbollisti nga Gjakova hyn në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Debrecenit, ndërsa në minutën e 86 i jep fitoren skuadrës me golin e realizuar. Pas përfundimit të kësaj sfide, Grezda ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram“, ku tregon se ka gjetur përsëri forcën pas vuajtjeve të pësuara në karrierë.

“Shumë probleme dhe lëndime në dy vitet e fundit ma vështirësuan karrierën. 3 operacione në 1 vit shumë herë më bënin të mendoj që të dorëzohem nga ëndrra ime. Besimi në Zot dhe familja që më ka mbështetur në çdo moment të jetës më kanë dhënë forcë që të kthehem më i fortë! Sot është dita më e lumtur që bëra përsëri familjen time krenare me mua. Zoti është më i madhi“, shkruan Eros Grezda.


Shtuar 21.08.2021 20:12

Tags: