Fernando Santos nuk do të jetë më trajneri i Polonisë. Humbja në Tiranë me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, ka rezultuar fatale për trajnerin e Polonisë, i cili largohet në këtë mënyrë si një dështim në krye të pankinës.
Polonia është ende në garë për një vend në Europian megjithëse rrugëtimi i tyre është komplikuar shumë. Për të provuar diçka më tepër në ndeshjet e fundit, Federata Polake e Futbollit ka menduar të bëjë një ndryshim në stol, lajm ky që konfirmohet nga të gjitha mediat polake dhe pritet vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e tij.
Santos ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Në vitin 2014, Shqipëria fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Portugalisë dhe kjo bënte që Federata portugeze të shkarkonte Paulo Benton dhe vendin e tij e zinte Santos, duke fituar edhe Europianin me Portugalinë.