Humbja ndaj Monzës ndezi përfundimisht alarmin te Juventusi, kandidati i parë për të zëvendësuar Allegrin

E ardhmja e Massimiliano Allegrit në krye të Juventus Torinos ndodhet në “fije të perit”. Humbja e fundit e “Zonjës së Vjetër” ndaj Monzas ka ndezur përfundimisht alarmin në Juventus Stadium dhe nga Italia raportojnë se skuadra e Bianconerëve po mendon për kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar trajnerin italian.

Në Gazzetta dello Sport  pohojnë se nëse klubi vendos ta shkarkojë zgjidhje më mundshme dhe më e besueshme do të vinte nga brenda, Paolo Montero.

Ish-lojtari i Juventusit është aktualisht në krye të skuadrës Primavera të Bianconerëve ./albeu.com


Shtuar 19.09.2022 17:55