Shqipëria ka zhgënjyer sërish mbrëmjen e sotme, ku pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në avantazh përballë Izraelit, nuk mundi të ruajë rezultatin, pasi pësoi dy gola në pjesë të dytë.
Nedim Bajrami, ka thënë sot pas humbjes me 1-2 ndaj Izraelit në “Air Albania”, se duhet të jenë më të zgjuar që të mos gabojnë si mbrëmjen e sotme.
Humbja: “Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, pjesën e dytë nuk u futëm shumë mirë. Pastaj pësuam dy gola shumë shpejt. Duhet të jemi më të zgjuar e të mos i pësonim ato gola.
Skuadra me ty është më sulmuese: “Pas ndeshjes që kemi humbur nuk e di, besoj se gjithë skuadra ka bërë pjesën e saj, por nuk e di.”
Pse u zëvendësove? “Nuk e di pse, trajneri e bëri atë zëvendësim. Isha fizikisht mirë dhe isha gati për ta vazhduar ndeshjen.”
Talenti shqiptar i kombëtares Kristian Asllani, për të cilin interesohen disa klumbe italiane ka folur pas humbjes me Izraelin, duke theksuar se mund të luante më tepër, megjithatë i duhet të respektojë zgjedhjet e trajnerit ndërsa shtoi se skuadra duhet të punojë në aspektin psikologjik.
Ndeshja e parë si titullar, a prisje të luaje më tepër? “Normal që duoja të luaja më tepër, nuk bëra një ndeshje të mirë dhe e di. Nuk kisha shumë hapësirë dhe ishte e vështirë, trajneri e zgjodhi kështu dhe nuk ka gjë”.
Pjesa e dytë? “duhet të punojmë në aspektin psikologjik, t’i shohim gabimet dhe të kërkojmë të paraqitemi më mirë në ndeshjet e tjera”.
Ndjeheni komod me zgjedhjet e trajnerit? “Ato i zgjedh trajneri dhe ne duhet ta dëgjojmë trajnerin e të jemi të gjithë bashkë”, u shpreh Asllani.