Lojtarët dhe stafi teknik i Kosovës kanë zgjedhur të heshtin pas humbjes në miqësoren ndaj Norvegjisë me rezultat 3-0.
Mediumi SuperSport/DigitAlb ishte i akredituar për transmetimin e ndeshjes së Kosovës, por që Franco Foda dhe lojtarët kanë refuzuar të flasin pas takimit.
Erling Haaland ka shënuar het-trik në fitoren e ‘Vikingëve’ ndaj ‘Dardanëve’, duke gjetur rrjetën në minutat 15′, 70′ dhe 75′.
As në faqen zyrtare të FFK-së nuk ka ndonjë deklaratë, ndërsa në fund të tekstit të raportit të ndeshjes shkruante: “Miqësorja kundër Norvegjisë ishte testi i fundit i Kosovës para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve që nisin në shtator. Më 6 shtator Dardanët në shtëpi luajnë me Rumaninë, derisa tre ditë më vonë si mysafirë kundër Qipros”.
Franco Foda deri më tani ka tri ndeshje, dy humbje dhe një fitore, që të gjitha të zhvilluara si mysafir. /Telegrafi/