Një aksident ka nodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka ndërruar jetën 44-vjeçari, Hektor Psatha.
Hektori është arrestuar edhe më parë nga policia e shtetit pasi ai shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës në qytetin bregdetar.
I ndjeri, disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës “Futsal”, si lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë. Hektori ka marrë pjesë në dy kampionate botërore të këtij sporti.
44-vjeçari dikur shrytëzonte femrat që kishte në administrim kryesisht në zonën e Plazhi në qytetin e Durrësit, përgjatë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Malin e Robit. Ai në të kaluarën punonte si faturino urbani në zonën e Plazhit për të mbuluar aktivitetin e tij kriminal./ h.ll/albeu.com