Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare legjenda e Chelseat, Gianluca Vialli.
The Mirror shkruan se Vialli ndërroi jetë për shkak të kancerit. Pesë vite më parë ai u diagnostikua me kancer në pankreas.
Gianluca Vialli ka një karrierë shumë të pasur si futbollist me Sampdorian, Juventusin e Chelsean. Ai ka qenë gjithashtu një nga sulmuesit më të talentuar të Italisë pas viteve ’90-të.
/Albeu.com/