UEFA ka vendosur parimisht që numri i lojtarëve në listën e grumbullimeve të Kombëtareve të jetë i përbërë prej 26 emrave.
Ky ndryshim u miratua nga qeveria europiane e futbollit pas kërkesës së shumë trajnerëve të Kombëtareve. Pas kalimit në Komitetin Ekzekutiv, ky vendim do të zyrtarizohet e të vihet në fuqi menjëherë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ishte kundër këtij ndryshimi duke preferuar të ketë vetëm 23 emra për të plotësuar.
Mbeten për t’u zbardhur detajet se si do të funksionojë lista e plotë në një ndeshje zyrtare, a do të jenë 23 lojtarë në pankinë dhe 3 në tribunë apo të gjithë të gatshëm në stol. Në kualifikuese ishte ajo e para.