“Humbëm, por bëmë superndeshje”, Kristjan Asllani: Luaj në çdo skemë, më intereson vetëm skuadra

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani foli për Supersport pas humbjes minimale me Suedinë. Asllani u shpreh i kënaqur nga loja e zhvilluar, por jo nga rezultati.

“Humbëm ndeshjen, por luajtëm mirë. Nga Kili këtu, ishte humor pak i ulët. Sot bëmë një superndeshje. Objektivi është Europiani, po punojmë dhe duhet të luajmë sa më mirë.

Gjithmonë duhet të bëj më tepër. Sot bëra një ndeshje të mirë, këto gjera ua lë ju gazetarëve. Mua më intereson si ndihet ekipi.

Për mua nuk ka problem moduli. Luaj kudo, sot luajtëm me 3 mesfushor. Unë luaj para mbrojtjes kurse sot luajta ndryshe. Kisha Laçin dhe ai vrapon shumë, por dhe unë bëra shumë kilometra. Do të analizojmë ndeshjen me video për të punuar e për të dalë më mirë.”, tha Asllani.


Shtuar 25.03.2024 21:42