Homazhe për Duamenën, klubi i Egnatias i kushton këngë Rafaelit: Kapiteni ynë legjendar

Vazhdimi i ndeshjes Egnatia-Partizani shikohet edhe si një takim ceremonial përkujtimor për Rafael Duamena, i cili u nda nga jeta më 11 nëntor.

Sulmuesi ganez i Egnatias pësoi arrest kardiak në fushë në minutën e 24-t të ndeshjes, por nuk arriti të mbijetojë edhe pse ndihma mjekësore ishte e shpejtë.

Klubi rrogozhinas po kushton një ceremoni homazhi ish-sulmuesit dhe kapitenit të tyre, ku janë bërë gati gjithçka, ku mes tyre është edhe kjo fotoja përkujtimore.Klubi i ka kushtuar edhe një këngë përkujtimore ish-kapitenit të ndjerë. Të dy ekipet hynë në fushë me fanellën ku është stampuar fotoja e Duamenës.

Të dy ekipet shkuan dhe vendosën lule te fotoja e ganezit dhe në fund përfaqësuesit bënë një foto në nderë të sulmuesit të ndjerë, ceremoni që u shoqërua me duartrokitjet e të pranishmëve. Para ndeshjes u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Duamenës./albeu.com


Shtuar 23.11.2023 14:10