Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka reaguar në “Instagram”, lidhur me komentet negative dhe ofenduese që mori nga komentuesit e rrjeteve sociale pas videos virale nga dasma e motrës së tij, ku ai shfaqet duke hedhur ‘lumë’ parash.
Gëzimi i tij familjar dhe gjesti që bëri për të festuar lumturinë për martesën e motrës, u keqintrepretua nga shumë përdorues të rrjeteve sociale.
I ndodhur në qendër të vëmendjes, sulmuesi reagoi me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke sqaruar se gjithçka ka qenë një moment i pastër gëzimi familjar.
“Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot ia kam siguruar familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit!”, shkruan ai.
Uzuni thekson se nuk ka bërë asgjë të gabuar, duke kujtuar sfidat e së kaluarës dhe rrugën e mundimshme drejt suksesit:
“Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe. Çfarëdo që të bësh, dikush do komentojë. Unë vetëm bëra atë që ndjeva”.
Në fund të mesazhit, ai falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur:
“Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes! Gëzimë paçi në familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni”.

Postimi i plotë:
“Sqarim. Familja numër 1. Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time.
E di që gjithmonë ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot kam arritur t’ia siguroi familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit! Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe, do të ketë njerëz që gjejnë arsye për të folur.
Edhe po të mos kisha hedhur, dikush do të kishte komentuar. Pra, çfarëdo që të bësh, nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë vetëm bëra atë që ndjeva dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar.
Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes! Gëzimë paçi në familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni”.
