Pandemia e Covid. Sëmundja shumë e rëndë dhe vdekja e nënës. Ishte një vit shumë stresues në nivel emocional për shkak të ndjenjave kontradiktore që e mundonin: do ta kishte lënë futbollin për të qenë pranë nënës së tij, vazhdoi vetëm sepse ishte ajo që e kërkonte.
Kur Gonzalo Higuain kthen kasetën e kujtimeve dhe kthehet pas në kohë në vitin 2020, ai kujton me qartësi ekstreme atë vit makthi për veten e tij, për të gjithë botën e tronditur nga virusi. Infektime jashtë kontrollit, shtrime në spital, frikë dhe ankth, numri rrëqethës i përditshëm i vdekjeve.
Pipita i ka gdhendur ato momente brenda vetes. Lajmet që vinin nga Italia u shoqëruan me shqetësimin personal. Në intervistën për Espn ai ka rikthyer ato momente pa lënë pas dore asgjë. “U ktheva në Argjentinë për nënën time – kujton ish-sulmuesi i Napolit dhe Juves – dhe i thashe se nuk do të largohesha nëse ajo nuk shërohej”.
Përgjigjja i ngriu gjakun në vena: “Më tha se do ta kisha vrarë më shpejt, se do të ishte shumë keq të shihja që hoqa dorë nga pasioni im”.
Ankthi për nënën e tij dhe frika nga koronavirusi ishin shkatërruese për Higuain, të luftuar nga emocione të forta. Edhe sot ai artikulon mirë konceptet që shpjegojnë gjendjen e tij shpirtërore. “Kur shpërtheu pandemia, unë isha në Argjentinë dhe nuk doja të kthehesha në Juventus. Për mua ishte absurde që ne ende luajmë pavarësisht vdekjeve të shumta – shtoi ai -. Në futboll ata nuk kujdesen për jetët e njerëzve. po të shkojmë në fushë është vetëm për të mbajtur të zënë kokat e njerëzve që ishin mbyllur në shtëpi”.
Higuain ndodhet në Amerikë, ka pranuar të veshë fanellën e Inter Miami. Ai ishte një zgjedhje shumë specifike e jetës. Është dimensioni që donte për vete. Ai la mënjanë zhurmën e futbollit europian duke lënë të mbizotërojnë gjëra të tjera më të rëndësishme, duke filluar nga familja e tij.
“Unë po shijoj rritjen e vajzës sime dhe kam gjetur qetësi pas vdekjes së nënës sime. Më parë ndjeja më shumë presion sepse futbolli është xhungël – përfundoi Pipita – sot pas një goli ndihem i lirë të përqafoj edhe time bij”.