Hidhet shorti për play-off/ Tre kombëtare luajnë shancin e fundit për në EURO 2024

Pak çaste më parë është hedhur shorti për play-off për Euro 2024, në Nyon të Zvicrës. Në fund të këtyre sfidave, vetëm tre kombëtare do të kenë mundësinë të marrin biletën për në Gjermani dhe të plotësojnë vazon e katërt.

Polonia do të ndeshet kundër Estonisë në gjysmëfinale, ndërsa Uellsi kundër Finlandës. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të ndeshen së bashku për biletën e parë për në Euro 2024.

Izraeli do të ndeshet me Islandën, ndërsa Bosnja kundër Ukrainës,  fituesit do të ndeshen së bashku për biletën e dytë në Euro 2024.

Gjeorgjia do të ndeshet me Luksemburgun, ndërsa Greqia me Kazakistanin. Fituesit e këtyre sfidave do të ndeshen së bashku në finale për biletën e tretë në Euro 2024.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në fazës “play-off”, do të zhvillohen në datat 21-26 mars të vitit 2024.

Shorti i madh i Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00./albeu.com

 

 

 


Shtuar 23.11.2023 13:33