Pak çaste më parë është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë ku u mësuan dy ndeshjet e gjysmëfinaleve.
Ky shorte vuri në përballje Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi, ku sfidat e para do të luhen më 30 mars dhe të kthimit më 13 prill.
Vllaznia është fituesja në fuqi e këtij kompeticioni, pasi sezonin e shkuar mundi në finale skuadrën e Skënderbeut. Fituesi i Kupës së Shqipërisë siguron një vend në kualifikueset e Conference League./ h.ll/albeu.com