Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash pas 14 ndeshjesh.
A do ta thyej ai rekordin e Levandovskit me 41 gola në një sezon të Bundesligës?
Sulmuesi anglez po zhvillon sezonin e tij të tretë te Bajerni, me një forcë që po sfidon librat e rekordeve të Bundesligës.
Forma e tij para pushimeve është e jashtëzakonshme, me 6 gola në pesë ndeshjet e fundit.
Shifra legjendare prej 41 golash e polakut në sezonin 2020/21 nuk duket më e paarritshme për Kejn, i cili kishte shënuar tashmë 36 dhe 26 gola në dy sezonet e para.
“Mendoj se është e mundur, sidomos me nisjen që kam pasur këtë vit”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai uli pritshmëritë: “Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet ta ruaj këtë nivel për 4 apo 5 muaj të tjerë”.
