Hazard dhe Trossard nuk flasin me njëri-tjetrin, Belgjika ka probleme të mëdha në dhomat e zhveshjes

Mesfushori i Real Madridit, Eden Hazard nuk po flet me mesfushorin e Brighton, Leandro Trossard, i cili është shoku i tij në kombëtaren belge. Sipas informacioneve të RTL Info, së fundmi ata kanë pasur probleme të mëdha në dhomat e zhveshjes.

Më herët u raportua se pas humbjes nga Maroku, Hazard është përleshur në dhomat e zhveshjes me mbrojtësin Jan Vertonghen dhe konfliktin dyshohet se e ka zgjidhur sulmuesi Romelu Lukaku. Hazard dhe Vertonghen do të mbajnë konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Kroacinë, megjithëse fillimisht ishte planifikuar të merrte pjesë Yannick Ferreira-Carrasco. /G.D albeu.com/

Leandro Trossard on Twitter: "Finishing the international break in style! ??? https://t.co/t5lNW9OBWm" / Twitter


Shtuar 29.11.2022 10:15