Harry Kane shënoi kundër Hoffenheim në një fitore 3-0 të Bayern Munichut dhe barazoi rekordin e Robert Lewandowski për më shumë gola në pjesën e parë të sezonit në Bundesliga.
Teksa shënoi në fundin e ndeshjes, kapiteni i Anglisë arriti golin e tij të 22-të të sezonit dhe barazoi rekordin e Lewandowskit për në shumë gola të Bundesligës në gjysmë të sezonit, një rekord që ylli polak kishte vendosur në sezonin 2020-21.
Kur Lewandowski vendosi rekordin për më shumë gola në gjysmën e parë të sezonit, ai vazhdoi të thyente rekordin prej 40 golave të Gerd Muller me më shumë gola të shënuar në një sezon të Bundesligës.
Kane aktualisht është në rrugën e duhur për të barazuar rekordin e legjendës polake nga 41 gola apo edhe ta thyej gjithë rekordin e madh të kampionatit gjerman.
Me sytë e tij plotësisht të vendosur drejt rekordit për më shumë gola të shënuar në Bundesligë në një sezon, Kane do të duhet të shënojë të paktën 19 gola në 16 ndeshjet e mbetura për të barazuar rekordin.
Gjysma e dytë e sezonit do të fillojë për anglezin kur Bayern Munichu pret Werder Bremenin më 21 janar. /Telegrafi/
???????? Harry Kane keeps making history at Bayern as he equals Lewandowski’s record for the most goals in the first half of a Bundesliga season (22). pic.twitter.com/iDJivgfhEv
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2024