Kukësi ka humbur ditën e sotme ndaj Partizanit me rezultatin 2-1. Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka folur për mediat pas kësaj disfate.
“E dija që skuadra ka pasur vështirësi në fazën mbrojtëse dhe në këto pak ditë kam punuar me skuadrën në fazën mbrojtëse. Më vjen keq për mënyrën se si e pësuam golin e dytë, pasi kishim diskutuar me skuadrën që të mos krijonim hapësira. Në pjesën e parë ishim në vështirësi. Pësuam një gol, ndërsa i dyti ishte i papranueshëm.
Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime dhe më pëlqeu skuadra. Ishte një skuadër e vërtetë, që tregoi grintë dhe karakter dhe më vjen keq që ishim kaq të brishtë në pjesën e parë.
Barbosa? Është normale që një lojtar të mërzitet për zëvendësimin, por trajneri jam unë dhe jam unë ai që vendos. Barbosa duhet të bëjë kujdes, por do ta shoh me kujdes edhe këtë pjesë, pasi lojtarët duhet ti përgjigjen skuadrës në momentet e vështira.
Kapiteni, trajner në kohë të vështira? Më vjen keq për pjesën e parë. Skuadra ka cilësi, por kemi humbur pak vetëbesimin këtë periudhë.
Çfarë i the skuadrës në pushim? I zoti është ai që reagon në presion, ky është moment i vështirë, por duhet të reagoni. Pjesa e parë nuk më pëlqeu, ndërsa pjesa e dytë ishte diçka tjetër. Nuk doja që të bënim aventurë dhe të qëndronim në lojë deri në fund. Më dhemb goli i dytë, pasi i kisha thënë skuadrës që të bënte kujdes në të tilla situata”, është shprehur ai./ h.ll/albeu.com