Haland, si është babai yt? Tifozët e Mançester Junajtid nuk harrojnë incidentin famëkeq dhe i hakërrehen sulmuesit (VIDEO)

Tifozët e Mançester Junajtid thirrën njëzëri për Erling Halandin, teksa ai doli nga fusha për pjesën e parë pas një performance të dobët nga Mançester Siti.

Pasi arbitri fishkëlleu për fundin e pjesës së parë, 23-vjeçari ra pre e tifozëve vendas, të cilët e sulmuan duke thënë në kor: “Haland, si është babai yt”?

 

 

“Old Traford nuk harron kurrë. As nuk fal”, tha një tifoz në rrjetet sociale. Ndërsa një i dytë tha: “Ai do të shpërthejë tani”.

“Oh djalosh. Do të dhembë”, u përgjigj një i tretë. Dhe një tjetër shtoi: “Më thuaj që nuk e kemi motivuar vetëm për pjesën e dytë”.

Tifozët e Junajtid po i referoheshin një incidenti famëkeq midis babait të Haland, Alf-Inge Haland, dhe Roi Kin.

Gjatë një derbi në vitin 2001, Kin u hodh brutalisht drejt Haland dhe u përjashtua nga fusha për shkak se ia shtypi gjurin me forcë të madhe, diçka që ai e pranoi se nuk ishte aksident në autobiografinë e tij të vitit 2002.


Shtuar 18.01.2026 11:35