Një specialist i teknologjisë zbuloi një mangësi të rëndë në sistemet e brendshme të FIFA-s, e cila mundësonte hyrje pa verifikim në menaxhimin e transmetimeve të ndeshjeve dhe në të dhëna konfidenciale.
Teksa edicioni më i madh i Kupës së Botës deri tani po luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, FIFA është përballur që në javën e parë të turneut me shqetësime serioze që lidhen me sigurinë digjitale.
None found
Dobësia u identifikua nga një studiues i sigurisë kibernetike dhe haker etik, i njohur me pseudonimin BobDaHacker, i cili zbuloi një problem kritik në infrastrukturën teknologjike të organizatës.
Sipas gjetjeve, përmes një portali publik të përdorur për regjistrimin e agjentëve të futbollit, ishte e mundur të sigurohej qasje në sistemin Microsoft Entra të FIFA-s, platformë që lidh disa nga sistemet e saj të brendshme.
Ndonëse aplikacionet shfaqnin njoftim se qasja ishte e ndaluar, në prapavijë mungonte verifikimi real i autorizimit të përdoruesit, çka lejonte hyrje të lirë në informacione tepër të ndjeshme.
Kjo hapësirë sigurie jepte mundësi hyrjeje në panelin që menaxhon transmetimin e të gjitha ndeshjeve të Kupës së Botës, përfshirë lidhjet e transmetimit live dhe kontrollin mbi kamerat.
Po ashtu, e ekspozuar rezultonte edhe një platformë që përpunon në kohë reale të dhënat e ndeshjeve, një sistem i përdorur nga komentatorët, si edhe dokumente të brendshme konfidenciale.
Madje, sistemi i jepte kujtdo që hynte në këtë mënyrë mundësinë të ndryshonte të dhënat e ndeshjeve, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në sistemet informative që komentatorët televizivë përdorin gjatë transmetimeve.
Dobësia u mbyll brenda pak kohe
I gjithë mekanizmi i fitimit të qasjes së paautorizuar në sistemet kritike të FIFA-s është përshkruar në blogun e BobDaHacker. Krahas sqarimit të hapave të ndjekur dhe provave që mbështesin pretendimet, ai thekson se raportimi i problemit ishte jashtëzakonisht i vështirë, pasi FIFA nuk kishte kanale të qarta komunikimi për denoncimin e shkeljeve të sigurisë.
Pasi përpjekjet për të kontaktuar FIFA-n me email dhe telefon nuk dhanë rezultat, u njoftua MediaKind, kompania që mban përgjegjësi për teknologjinë e transmetimit televiziv, si edhe Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike (CISA), ndërsa në fund u përfshi edhe FBI-ja.
Pas këtyre njoftimeve, FIFA e rregulloi problemin ditën pasuese, duke bllokuar hyrjen e paautorizuar në sistemet e saj të prapavijës. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, organizata nuk dha asnjë koment për ngjarjen dhe nuk reagoi zyrtarisht ndaj problemit të raportuar.
Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Ejup Maqedonci priti në një takim presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me…
Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës.…
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është pritur në takim nga ministri japonez për Punë të Brendshme…
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të zbatojë ndryshimet kushtetuese,…
Koha nuk kursen as makinat, sidomos ato që lihen të braktisura për vite të tëra. Një Chevrolet Corvette C4, e…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka komentuar kundërshtimin e partisë ZNAM për mbajtjen e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe,…