UEFA ka bërë të ditur se mund të tërhiqet nga të gjitha kompeticionet nën organizimin e FIFA-s, nëse merr miratim nisma për t’u shitur investitorëve privatë aksione në garat e saj.
None found
Në një takim urgjent të zhvilluar të enjten, 55 federatat që përbëjnë UEFA-n votuan në favor të bojkotit, sipas raportimeve, nëse federatat anëtare të FIFA-s mbështesin propozimin e presidentit Gianni Infantino.
Mbledhja u thirr pas projektit që FIFA paraqiti të martën. Plani synon t’u mundësojë investitorëve privatë qasje në një pjesë të vlerës komerciale të kompeticioneve të organizatës. UEFA fillimisht e kundërshtoi nismën përmes dy deklaratave të forta, ndërsa tashmë ka ndërmarrë një hap më konkret.
Nëse propozimi kalon, masa do të zbatohet ndaj Kupës së Botës për meshkuj, Kupës së Botës për femra dhe Kupës së Botës për Klube. Si pasojë, asnjë klub apo kombëtare evropiane nuk do të merrte pjesë në garat e FIFA-s.
Federatat anëtare të FIFA-s duhet të votojnë për projektin e Infantinos. Prova e parë për zbatimin e këtij qëndrimi mund të paraqitet në tetor, kur parashikohet të luhen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës për femra.
Marrëdhëniet mes UEFA-s dhe FIFA-s janë tensionuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Drejtuesit e futbollit evropian vlerësojnë se nisma e re rrezikon mënyrën aktuale të qeverisjes së futbollit botëror.
Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve,…
Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së…
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…
Fisnik Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në një moment shumë të mirë të formës - me shpresën që…