Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, reagoi ndaj kundërshtimit të ZNAM-it për zhvillimin e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ai tha se kjo nuk është hera e parë që partia shpreh qëndrime të tilla.
Gjatë një interviste në emisionin “Verdict” në TVM2, Kasami e cilësoi ZNAM-in si partnerin më të vogël në Qeveri dhe tha se, përmes këtyre deklaratave, partia përpiqet të krijojë hapësirë politike për veten.
None found
Kasami kujtoi se ZNAM kishte mbajtur qëndrim të ngjashëm edhe për vendosjen e flamurit kombëtar në zyrat e institucioneve. Sipas tij, si ZNAM-i, ashtu edhe VLEN-i, marrëveshjet për këto çështje i kanë me kryeministrin. Ai shtoi se vazhdimi ose jo i pjesëmarrjes së ZNAM-it në Qeveri është çështje e vetë partisë.
Për Provimin e jurisprudencës në shqip, Kasami tha se VLEN ka rënë dakord me kryeministrin që zgjidhja ligjore të kalojë në Kuvend pas miratimit dhe marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni i Venecias.
I pyetur për qëndrimet e ish-ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili kishte përdorur retorikë të ngjashme edhe kur ishte pjesë e ZNAM-it, Kasami u përgjigj se kjo është arsyeja pse ai nuk është më ministër.
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të zbatojë ndryshimet kushtetuese,…
Koha nuk kursen as makinat, sidomos ato që lihen të braktisura për vite të tëra. Një Chevrolet Corvette C4, e…
Mbrëmë në TV Telma, gazetarja e pyeti Kryeministrin Mickoski nëse paralajmërimet e Maksim Dimitrievskit lidhur me atë se çfarë do…
"Në Maqedoni, gratë nuk vuajnë më vetëm nga duart e abuzuesve - ato vuajnë gjithashtu nga heshtja dhe pandëshkueshmëria institucionale",…
Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka ndarë një rrëfim emocional pas vendimit të gjykatës së shkallës së…
Në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit…