Categories: sport

“Hajde përballemi në ring!” – Amarildo Bakaj i përvishet ashpër Drilon Ramës: 72 kilogramë burrë si grua, unë do të të mësoj si bëhet shqip

Një shkëmbim i ashpër fjalësh dhe sfidash ka shpërthyer në rrjetet sociale mes dy boksierëve shqiptarë, Amarildo Bakaj dhe Drilon Rama. Edhe pse deklaratat e Bakajt, ku e përshkruante Ramën si një boksier të vockël dhe e krahasonte me një femër, datojnë më shumë se një vit më parë, thirrjet për një përballje fizike mes tyre janë ndezur sërish me forcë.

Drilon Rama publikoi mbrëmë një video-mesazh në profilin e tij, ku sfidonte hapur kundërshtarin. “S’jam ndonjë Rambo interneti që gjuan thumba kot, mos e prit këtë prej meje. Dua ta mbyllim këtë çështje si dy sportistë të vërtetë. Më i forti le të triumfojë; nëse e ke gati, të pres. Ti vetë the që gjithkush heziton të hedhë hapin e parë, por këtë bisedë e nise ti, e do ta përmbyll unë,” shprehet Rama në videon e tij.

Të lidhura

None found

Reagimi i Amarildo Bakajt nuk vonoi aspak. Me nota të dukshme ironie, ai shkruan se Rama në të vërtetë nuk ka kurajën e mjaftueshme për t’u ndeshur realisht. Në fund të komentit të tij, boksieri lezhjan, ndonëse shpreh bindjen se dy shqiptarët nuk duhet të luftojnë kundër njëri-tjetrit, jep dakordësinë për duelin për shkak të ngulmimit të kundërshtarit.

“Po të boksoje për flamurin shqiptar, do të thosha ‘të qoftë turp’, se ne jemi një. Por ti, nga Google e ngado, shihet qartë se lufton për flamurin gjerman, ndaj do të jap një mësim të mirëfilltë shqiptar,” e mbyll reagimin e parë Bakaj.

Më pas, Bakaj ka vazhduar me postime të tjera, duke treguar se ai vetë e ka kontaktuar Ramën, por pretendon se ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

Deklarata e plotë e Drilon Ramës ishte: “Amarildo Bakaj e di fare mirë se çfarë ke thënë kur unë isha në BBVK, prandaj po përgjigjem shkurt. Edhe unë kam gjak shqiptari në vena dhe jam krenar për këtë. Nuk dua të përlahem me shqiptarë, por nuk lejoj askënd të flasë kundër meje pa u përballur. Meqë jemi të dy boksierë, le ta zgjidhim këtë temë si dy sportistë të mirëfilltë; le të përcaktojmë datën, mënyrën dhe vendin.”

Ndërkohë, përgjigjja e plotë e Bakajt ishte e mbushur me thumba dhe fjalë të rënda: “Ngrihet një burrë 72 kilogramësh, sa një femër, dhe i kërkon ndeshje një boksieri 87 kilogramë. Në publik bën të fortin, por në privat, po ju betohem në Zot, ka një orë që i kam shkruajtur e s’ma ka çelur as mesazhin. E di se do t’ia bëj kockat copë për 10 sekonda. Nëse e sjell peshën në nivelin tim, të jap fjalën që t’ia jap shansin. Për fjalët që ke thënë, je Rambo vetëm në internet. Unë po ta premtoj se do të të dal përpara; ti je ende foshnjë dhe nuk i njeh pasojat e rrugës, por te unë do të japësh provimin e parë. Do të kap me video që ta shohin të gjithë burrërinë tënde live.”

të fundit

Papa Leo XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, dërgon fletën me postë nga Illinois

Papa Leo XIV ka hyrë në histori si papa i parë që ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Shtetet…

2 minutes ago

Schuebel dhe Nagavci diskutojnë integrimin evropian dhe agjendën e legjislaturës së re

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka nisur takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.…

8 minutes ago

Millanov: VLT-të i përkasin Lotarisë, dëshmitari konfirmoi planifikimin e prokurimit

Avokati Elenko Millanov, avokat mbrojtës i ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami pas seancës së sotme për abuzimet në këtë…

11 minutes ago

Arsenali rrit presionin për transferimin e Antonio Nusës

Arsenali po intensifikon përpjekjet për transferimin e anësorit të Leipzigut, Antonio Nusa, por dallimi në vlerësimin e kartonit të tij…

14 minutes ago

Bredhi 75-vjeçar, 23 metra i lartë, do të zbukurojë Qendrën Rockefeller në New York për Krishtlindje

Një bredh mahnitës 75 metra i lartë do të jetë pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në New York City…

15 minutes ago

Video/ Bredhi 75-vjeçar dhe 23 metra i lartë do të zbukurojë Qendrën Rockefeller në New York për Krishtlindje

Një bredh mahnitës 75 metra i lartë do të jetë pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në New York City…

20 minutes ago